Standard.al

Në konferencën për shtyp, Thaçit i ndodh ‘incidenti’, arrestohet një person

0

Gjatë konferencës për media të presidentit Hashim Thaçi, një qytetar ka reaguar  nga distanca.

Derisa presidenti po e mbante fjalimin e tij pas formimit të qeverisë, një qytetar është dëgjuar duke bërtitur më fjalët “hajn”, e “pronto”.

Personi në fjalë është ndaluar nga Policia e Kosovës. Kurse, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për formimin e Qeverisë Hoti deklaroi se kjo është një ditë e rëndësishme sepse sipas tij sot u vu edhe një gur tjetër në themelet e demokracisë.

“Tani nuk kemi kohë asnjë dite, duhet te fillojmë të punojmë më sfidat që kemi. E degjova me vëmendje Avdullah Hotin në Kuvend, e mirëpres angazhimin e tij për luftimin e pandemisë COVID19, për dialogun Kosovë-Serbi, për raportin me SHBA-në”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.