“Heshtja është abuzim për së dyti”, protestë kundër Besa Shahinit/ ‘Dija merr fund kur në krye vendosen të paaftët’

0
158

Abuzimi seksual ndaj 15-vjeçares nga ish-roja e shkollës ”Azem Hajdari”, ka revoltuar mbarë shqiptarët, të cilët kanë dalë kundër edhe Ministres së Arsimit, Besa Shahini. Të rinjtë e FRPD-së, kanë dalë sot në protestë tek Ministria e Arsimit, duke kërkuar një reagim nga ana e Besa Shahnit. “Heshtja është abuzim për së dyti”, “Dija merr fund kur në krye vendosen të paaftët”,-ishin disa prej parrullave që mbanin në dorë.

Katër të arrestuarit për përdhunimin e 15-vjeçares në Babrru, janë lënë në burg pa afat nga gjykata e Tiranës. Abaz Dogu dhe të rinjtë dolën para togave të zeza me fytyrën mbuluar dhe me kokën ulur, ndërsa gjatë gjithë seancës qëndruan të heshtur.

Prokuroria që në nisje të seancës kërkoi masën shtrënguese arrest me burg për të katër të arrestuarit, por nga pala mbrojtëse u kërkua që të paktën për 2 të miturit të jepet një masë me e lehtë. Pasi gjykata u njoh me provat dhe faktet e mbledhura nga Prokuroria, togat e zeza vendosën të lënë në qeli 3 të rinjtë dhe rojën e shkollës 65-vjeçar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here