Flamur i kuq nga Open Data: 610 tendera të dyshimtë në Tiranë

0
155

Open Data ka vendosur me flamur të kuq 610 procedura, për shkak të mungesës së konkurrencës ose skualifikimit të konkurrentëve duke lënë në garë vetëm fitues.

Në 4 vite në bashkinë e Tiranës, Open Data ka renditur 22.8 për qind të tenderave me probleme.

Portal i cili ka synim të bëjë transparencë mbi procedurat e ndjekura, rendit 610 tendera të kësaj bashkie me red flag.

Më konkretisht, kur një prokurim shoqërohet me shenjën e flamurit të kuq tregon një ekspozim apo rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin ose jo-etike të biznesit.

Nga analiza e të dhënave rezulton se mungesa e konkurrencës është ajo që konstatohet më shpesh dhe numërohen 319 prokurime për këtë problem.

Në 276 raste rezulton se është vendosur skualifikimi i gjithë kompanive përveç fituesit.

Madje në 5 prokurime me vlerë mbi 5 milionë lekë  ka pasur mungesë gare dhe negociimi ka qenë i drejtpërdrejtë.

Gjithashtu probleme janë konstatuar edhe për anulimin e 10 kontratave me 2 ose më shumë herë.

Edhe përgjatë vitit 2019 numri i tenderave me probleme ka qenë goxha i lartë dhe konkretisht kryeqyteti numëron 224 tendera me probleme nga janari i vitit të shkuar e deri në mars të këtij viti.

Bashkia e Tiranës ka zhvilluar numrin më të lartë të tenderëve pas implementimit të reformës territoriale.

Sipas shifrave rezulton se nga rreth 20 mijë tendera të zhvilluar në total nga 61 bashkitë e vendit 2678 prej tyre janë zhvilluar  në kryeqytet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here