Standard.al

Eksperti i arsimit dënon ashpër abuzimin me të miturit: Akti që e bën fëmijën armik të vetvetes

0

Nga: Albano Zhapaj (ekspert i arsimit)

Përdhunimi i fëmijëve është përdhunim i jetës!

Psikologjia, mbështetur në analizën e përvojave të kaluara të përdhunimit të minorëve, ka stabilizuar se përgjithësisht pasoja më e egër e aktit të përdhunimit të fëmijëve, është se ky akt e bën fëmijën armik të vetvetes, përjetë.

Viktima fëmijë pothuajse gjithmonë, edhe pse e përçmon përdhunuesin, kthen gishtin e urrejtjes nga vetja, konsideron veten të ndyrë, të padenjë, inferior ndaj moshatarëve, deri në monstruoze. Sipas këtij mekanizmi të çoroditur mendor, shtuar paragjykimet shoqërore se edhe fëmija ka fajin e vet, del se gjithmonë është faji i atyre që dhunohen, pra fëmijëve. Në fakt, mjaft të lexosh komentet në rrjetet sociale për rastin e nxënëses 15 vjeçare dhe e konstaton lehtë mekanizmin.

Përdhunuesi fillon harrohet, ndëra akti i përdhuninit, gati gati konsiderohet si të ishte një fat i shkruar, një ngjarje mizore kuptohet, por e pashmangshme, njësoj si konsiderohet një tërmet apo një përmbytje, dhe kjo çon dalëngadalë në zbutjen e fajit të përdhunuesit. Kur shoqëria fillon dhe e drejton gishtin e fajit tek edukimi i munguar familjar, tek pakujdesia e prindit, përgjithësisht e të ëmës, rrjedhimisht fillon zbutet edhe presioni social nga aktit të përdhunimit dhe përdhunuesit, duke bërë që edhe sistemi i drejtësisë të marrë vendime të lehta, pikërisht kur ngjarja është harruar për efekt kohor, ose në skenë kanë dalë ngjarje më të rënda.

Ndërkohë fëmija i dhunuar vazhdon jeton me brengën dhe jetën e tij të përdhunuar!!!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.