E fundit/ Rikthehen negociatat në rezidencën amerikane

0
132

Pas një pushimi 90-minutësh të takimit mes anëtarëve të Këshillit Politik dhe 3 ambasadorëve janë rikthyer negociatat për reformën zgjedhore.

E para që është shfaqur në rezidencën amerikane është Rudina Hajdari. Pas saj ka mbërritur dhe Damian Gjiknuri.

Gjatë pushimit Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë shkuar në selinë e Partisë Demokratike ku vazhdojnë konsultimet lidhur me diskutimet e bëra gjatë 7 orë takimi në rezidencën amerikane.

Në selinë e PD mbërriti edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Këshilli politik ka 2 ditë që negocion për një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here