Duhet lexuar!!! Si të dallosh një pedofil? 8 hapat për të mbrojtur fëmijët

0
171

Ngacmuesit seksualë të fëmijëve nuk kanë karakteristika të caktuara fizike. Ata mund t’u përkasin të dyja sekseve, mund të jenë të çdo race dhe të çdo besimi fetar, homoseksualë ose heteroseksualë. Ata nuk tregojnë interes kaq të madh ndaj të rriturve sa tregojnë ndaj fëmijëve.

Pjesa më e madhe e pedofilëve janë burra, megjithëse janë bërë publike dhe raste kur gratë kanë abuzuar me fëmijë. Ata abuzojnë ndaj vajzave dhe djemve dhe përpiqen gjatë gjithë kohës të fitojnë besimin e fëmijës duke i marrë për shëtitje, duke u dhënë lekë, duke i joshur me lodra apo ëmbëlsira.

Mënyra që përdorin për të bërë që fëmijët të mos flasin, është t’i kërkojnë që incidenti “të mbetet sekret”. Pjesa më e madhe e ngacmuesve seksualë, në bazë të studimeve, në të kaluarën kanë pasur një histori abuzimi fizik ose seksual.

Si të mbrojmë fëmijët?

1- Ngacmuesit seksualë të fëmijëve, shumicën e rasteve u kërkojnë atyre që të mbajnë sekrete ndaj prindërve dhe fëmija juaj duhet ta kuptojë se nëse dikush i ka kërkuar këtë gjë, e ka bërë jo për ta nxjerrë fëmijën nga telashet, por sepse po bën diçka të gabuar. Tregojini fëmijës se bashkë mund të flisni për gjithçka dhe nuk duhet të ketë sekrete.

2- Mësojeni fëmijën se çfarë është një prekje e papërshtatshme. Është një metodë që prindërit e përdorin dhe quhet “prekja e mirë, prekja e keqe dhe prekja sekrete”. Prekjet e mira janë ato të pranueshmet. Prekjet e këqija janë të qëlluarit, ndërsa prekjet sekrete janë ato që u thuhen që duhet t’i mbajnë sekret. Me anë të kësaj metode ata mund të mësojnë se cilat prekje janë të përshtatshme dhe cilat jo, Po ashtu flitini fëmijës për zonat private që ata nuk duhet të prekin dhe nuk duhet të lejojnë dikë që t’i prekë.

3- Mos harroni që fëmijët rreth moshës 12 vjeç duhet të kenë edukatë seksuale. Sigurohuni që fëmija juaj ta di kuptimin e gjërave, përpara se t’i mësojë gabim nga burime të tjera. Kjo mund të parandalojë ngacmimin seksual, mund ta bëjë fëmijën më të vetëdijshëm.

4- Mësoni fëmijën se si të jetë i sigurt në internet. Përpiquni të kontrolloni bisedat e tij dhe komunikimin në internet. Duhet të bëni biseda të vazhdueshme me të për komunikimin online dhe t’ja bëni të qartë se për të qenë të mbrojtur, nuk duhet të ketë sekrete. Ajo që duhet pasur më kujdes në këto raste janë shkëmbimet e materialeve, sidomos të fotografive dhe takimet. Sigurohuni që fëmija të jetë i mbështetur emocionalisht dhe i hapur për të folur me ju.

5 – Mbikqyrni aktivitetet jashtëshkollore të fëmijës. Duke qenë të përfshirë sa më shumë në jetën e fëmijëve, aq më të mbrojtur do të jenë fëmijët tuaj nga ngacmuesit seksualë. Ata mund të jenë të afërt me ju dhe familjen, por nëse e shohin se sa të pranishëm jeni në jetën e fëmijës, me shumë mundësi do të tërhiqen.

6- Mos e lini fëmijët me të rritur të cilët nuk i njihni shumë mirë, qofshin këta dhe të afërm.

7- Mësojeni vajzën/djalin që të mos ulet në prehrin e askujt. Shpesh pedofilët përfitojnë nga ky kontakt i afërt fizik.

8- Mos harroni që gjëja më e mirë që duhet të bëni në këto raste është që t’i kushtoni vëmendje fëmijës, të qartësoheni për nevojat dhe dëshirat e tyre, të flisni me ta dhe të bëheni pjesë e shqetësimeve dhe dëshirave të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here