Deputetet shpërthejnë në kritika: Mësueset e kanë mendjen te minifundi e buzëkuqi. Kuvendi censuron videon

0
125

Ligjvënëset socialiste, pjesë e Aleancës së Grave Deputete e pranuan gjate mbledhjes online se hallkat e mbrojtjes se shtetit kane deshtuar.

Pas skandalit që shpërtheu dhe çoi në pranga katër të dyshuar, mes tyre dhe protagonistin kryesor, ish-rojën e shkollës Abaz Doga, gratë deputete reaguan ashpër pas raportimit në Kuvend të zv.ministres së Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë.

Nënkryetarja e Parlamentit Vasilika Hysi shpërtheu me tone të ashpra dhe e quajti të turpshme që hallkat shtetërore dështuan në mbrojtjen e 15-vjeçares.

Ish-kryetarja e Komitetit të Helsinkit tha se nëse nuk jemi të aftë të mbrojmë fëmijët, rruga më e drejtë është lënia e mandateve.

Ish-ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli kritikoi ashpër mësuesit, se kujdesen për minifundet dhe buzëkuqin dhe jo të kuptojnë problemet e nxënësve

Por dicka e pazakonte ka ndodhur pak pas publikimit te videos se plote.

Kuvendi ka publikuar në youtube mbledhjen e komisionit duke censuruar fjalën e ish-ministres së Mbrojtjes Kodheli.

Mesa duket mazhorances nuk i kane pelqyr aspak kritikat nga ‘te besuarit’ e vete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here