Denoncimi i fortë nga ish-deputetja: Në 2020 janë 150 tendera me parregullsi në procedurat e prokurimeve për bashkitë

0
115

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi,  ka denoncuar proçedurat korruptive kryesisht në Bashkitë Tiranë dhe thotë se data 1 janar e deri 31 maj 2020, janë 150 tendera që sipas saj janë cilësuar me parregullsi, në procedurat e prokurimeve për bashkitë.

Çupi thotë se 35 prej këtyre tenderave janë të tillë pasi autoriteti kontraktues ka kualifikuar të gjithë operatorët me ofertë më të vogël, ndërsa 114 të tjerët konsiderohen te rrezikshme dhe korruptive pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një operator.

Postimi i plotë:

Nga data 1 janar e deri 31 Maj 2020 në proçedurat e prokurimeve për Bashkitë , janë cilësuar me Flamur të Kuq ,150 tendera.

Ky vlerësim ështé konstatuar në çdo tender ku shfaqet hapur rrezik dhe indicje për parregullsi të garës, mungesë gare apo konkurence.

Nga 150 tendera ne total te cilësuar me parregullsi, 35 tendera janë të tillë pasi autoriteti kontraktues ka kualifikuar të gjithë operatorët me ofertë më të vogël duke ja dhënë statusin e fituesit një kompanie që nuk renditet me vlerë oferte më të mirë

Ndërsa 114 tendera të tjerë konsiderohen te rrezikshme dhe korruptive pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një operator duke dëshmuar mungesë besimi tek gara; kritere të mundshme klienteliste; afate të cunguara të tenderimit apo aullime të mëparshme ku janë demonstruar edhe parapëlqime klienteliste.

Bien në sy si proçedura korruptive kryesisht në Bashkitë Tiranë, Mat , Diber , Klos, Bulqize , etj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here