Standard.al

Aleanca për Teatrin mbledh firmat edhe ne Vlorë. Flet regjisori Budina: Koha që çdo opozitar të bashkohet

0

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar një takim me qytetarë në Vlorë në kuadër të mbledhjes së firmave për rindërtimin e godinës së shembur.

Regjisori dhe aktori Edmond Budina tha se ata nuk synojnë të jenë një parti politike siç përpiqen ta paraqesin disa, por një lëvizje qytetare.

Ai shton se me shembjen e Teatrit Kombëtar u shemb demokracia në Shqipëri.

Edmond BudinaNe nuk kemi synim fare të krijojmë parti. Duan që qytetarit t’i dëgjohet zëri dhe të mos jenë një grusht njerëzish që marrin urdhra nga lart. Gjithë fronti opozitar duhet të bashkohet për të larguar këtë të keqe që shembi demokracinë me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Edhe Evropa e vetë e kishte marrë në mbrojtje. Edhe sot gazeta më e majtë italiane, “Il Manifesto” kishte një artikull të gjatë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kjo tregon se kjo është një kauzë qytetare. Nuk duhet të kemi më frikë. Shqipëria nuk është çiflig i asnjë partie politike. Reagimi është i jashtëzakonshëm. Ne kjo na gëzon dhe tregon se qytetaria nuk ka vdekur. Njerëzit janë të frikësuar sepse kërcënimet janë të mëdha sepse shpesh i kërcënojnë me heqje nga puna. Në Shqipëri nuk duhet të ndodhë më kjo. Ne do të vazhdojmë me protesta dhe në fund duam të bëjmë një protestë në Tiranë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.