Italia vijon të ketë ulje të rasteve me vdekje nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë shënuar 55 viktima, duke shkuar në total 33 530. Një ditë më parë numri i të vdekurve ishte 60 të vdekur dhe të dielën ishin 70.
Ndërsa rastet e reja me COVID-19 janë, duke shkuar në total 233 515. Ndërsa në Lombardi që është dhe rajoni më i prekur janë 12 të vdekur, numri më i ulët që prej nisjes së pandemisë.
Në këtë rajon janë regjistruar gjithsej 16.143 persona të vdekur nga COVID-19. Edhe rastet e reja në këtë rajon janë ulur, vetëm 187 raste në 24 orët e fundit.
Edhe numri i të shëruarve në Itali është rritur 1.737 vetëm në 24 orë, ndërkohë që të sëmurët në terapi intensive janë 408.