Trazirat në SHBA, ‘kërcënime’ nga Trump: Do të nxjerr ushtrinë për ta zgjidhur shpejt problemin!

0
86

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të ‘lëshojë’ ushtrinë rreth e qark vendit për të shuar protestat e nisura pas vdekjes së George Floyd.

Trump deklaroi të hënën mbrëma nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa trazirat dhe helikopterët dëgjoheshin në sfond, se do të nxirrte ushtrinë që të dominonte rrugët.

Ai gjithashtu kërkoi nga kryebashkiakët dhe guvernatorët për të krijuar “një prani të madhe të zbatimit të ligjit, derisa dhuna të shuhet” ndërsa kërcënoi se do të nxirrte ushtrinë e Shteteve të Bashkuara “për ta zgjidhur më shpejt problemin.”

 

Ndërkohë që Trump po mbante fjalimin në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, një numër automjetesh ushtarake po lëviznin aty pranë në rrugën Pensylvania Avenue dhe policia ushtarake dhe forcat e zbatimit të ligjit po përplaseshin me protestuesit në Parkun Lafayette.

Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu:

“Ne kemi vendin më të madh në botë. Do ta mbajmë të sigurt.”

Trump tha se ai do të mobilizojë “mijëra e mijëra” ushtarë për të mbajtur paqen nëse guvernatorët nuk e përdorin Gardën Kombëtare për t’i dhënë fund protestave.

Sa i përket ngjarjes së rëndë me afro-amerikanin që humbi jetën në duart e policisë, Trump u shpreh se administrata e tij është plotësisht e përkushtuar që drejtësia për të, të vihet në vend.

“Por ne nuk mund të lejojmë që thirrjet e drejta dhe protestuesit paqësorë të mbyten nga një turmë e zemëruar.

Vīktimat më të mëdha të trazirave janë qytetarët paqedashës në komunitetet tona më të varfra dhe si President i tyre, unë do të luftoj për t’i mbajtur ata të sigurt.

Unë do të luftoj për t’ju mbrojtur”, shtoi më tej ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here