Standard.al

Subashi i Ramës dyfishon taksat për qytetarët e Fierit…

0

Nga Luan Baçi

Janë me qindra kërkesa për apelim drejtuar Subashit të emëruar të bashkisë së Fierit. Kërkesa të shumta nga bizneset e mëdha e të vogla shkojnë në adresë të bashkisë së Fierit, ku me të drejtën e tyre kërkojnë shpjegime për “Taksat dhe tarifat vendore 2020” të rritura gati 2-fish krahasuar me një vit më parë.

Konkretisht, “Tarifa e shërbimit” e cila për një biznes të madh:

Në vitin 2019 ka qene 80 000 leke te reja. Ne vitin 2020 eshte bere 150 000 leke te reja.

Kjo “Tarifë shërbimi” eshte nje shpikje e radhes prej 2 vite radhazi e kesaj bashkie pasi ne vitin 2018 te gjitha tarifat kane qene te ndara ne Tarife pastrimi, gjelberimi, ndriçimi etj. Ku secili dinte mire se çfare po paguante, por duke pasur “komoditetin maksimal” te nje Keshilli bashkiak kukull me te gjithe anëtaret te blere, kjo tarife eshte “shnderruar” nen nje emer “Tarife sherbimi”. Por, per të ngopur babezine e tyre “shpikin” emra tarifash te reja. Ku bazohen?!

Baza Ligjore: Ligji Nr. 68/2017 “Për Financat E Vetëqeverisjes Vendore “

Neni 14
Tarifa vendore

1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë të drejtë të vendosin tarifa për një shërbim që këto njësi ofrojnë apo për një të drejtë që u jepet individëve, personave fizikë dhe/ose juridikë.

2. Niveli i tarifës orientohet në mbulimin e kostos së shërbimit publik të ofruar nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

3. Njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të vendosin tarifa vetëm për shërbimet publike, konsumi ose përfitimi i të cilave, në parim, është i matshëm për përdoruesit apo përfituesit, duke përdorur instrumente të përshtatshme për të siguruar aksesin, cilësinë, sasinë dhe koston e përballueshme nga të gjithë.

5. Njësitë e vetëqeverisjes vendore krijojnë të ardhura nga këto tarifa vendore:
a) tarifa për zënien dhe përdorimin e hapësirës publike dhe të fasadave;
b) tarifa për mbledhjen dhe largimin e mbetjeve;
c) tarifa për furnizimin me ujë dhe kanalizimet;
ç) tarifa për shërbimin e ujitjes dhe të kullimit;
d) tarifa për shërbimet administrative dhe dhënien e licencave, lejeve e autorizimeve;
dh) tarifa të përkohshme, në përputhje me rrethana të përcaktuara në ligj;
e) tarifa të tjera, të përcaktuara nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore;
ë) tarifa të tjera, të përcaktuara në ligj.

Pra ne rastin konkret tarifa e sherbimit ne biznes nuk eshte ne asnje nga tarifat e percaktuar ne nenin 14/5 , nuk ka asnje sherbim/te drejte qe iu po na ofrohemi dhe ne duhet te tarifohemi per kete shkak dhe rritja e nje tarife nga viti 2019 ne vitin 2020 ne perqindje kaq te larta eshte teresisht abuzive dhe ne shperdorim te hapur te detyres .

Per me teper nuk eshte bere asnje konsultim me bizneset, grupet e interesit. Ju keni detyrim ligjor qe perpara miratimit te taksave vendore te benit konsultim me publik ku ta njoftoni dhe infirmoni.

Sipas Ligjit Nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore

Neni 16- Konsultimi publik në njësitë e vetëqeverisjes vendore

  1. Organet e vetëqeverisjes vendore janë të detyruara të garantojnë pjesëmarrjen publike në procesin e vendimmarrjes.
  2. Çdo njësi e vetëqeverisjes vendore është e detyruar të caktojë koordinatorin për njoftimin dhe konsultimin publik, në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi për njoftimin dhe konsultimin.

Gjithashtu administrata e çdo bashkie ka per detyrim ligjor te bej publike ne faqen zyrtare te çdo bashkie, taksat dhe tarifat vendore te miratuara jo me vone se data 15 dhjetor e vitit pararendes, duke i botuar ato ne gazeta e media lokale dhe duke vendosur afisha ne ndertesa e vende publike. Po faqja zyrtare e bashkise së Fierit, i ka “mbetur ora” qe ne 2017.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.