Ruçi i dërgoi letër Presidentit Meta për emrin e kreut të KLSH, reagon Presidenca…

0
104

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi i është drejtuar sot me një letër kreut të Shtetit, Ilir Metës.

Kryetari i Kuvendit në letër i kërkon Presidentit të respektojë afatet kushtetuese dhe të propozojë një emër të ri për kreun e KLSH-së, post i cili mbahet nga Bujar Leskaj aktualisht.

“Presim propozimin tuaj për kreun e KLSH. Kemi muaj që presim emrin për kreun e KLSH. Presidenti duhet të respektojë afatet sipas Kushtetutës”,- thuhet në letrën e tij.

Pas letrës erdhi edhe reagimi nga presidenca.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH.

Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.

Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve,” deklaroi presidenca.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here