Reforma Zgjedhore/ Shehi i vendosur: I forti mbledh votat me armë por edhe me para…

0
74

31 maji kaloi dhe Reforma Zgjedhore nuk u miratura nga Këshilli Politik. Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi thotë se nuk ka ndonjë pritshmëri të madhe nga tryeza dhe pohon se edhe nëse do të arrihet konsensusi, ndryshimet do të jenë minimale.

”Nuk kam ndonjë pritshmëri të lartë. Pse? Ndryshimet janë relativisht të vogla. Sistemi nuk është ndryshuar fare, por unë mendoj që të arrijmë minimalen për të shkuar në zgjedhje, se sot shkohet vetëm në votime. Është shumë e vështirë që palët të arrijnë edhe këtë minimum, pasi nuk është çështje ligjore, por mentaliteti. I forti mbledh votat me armë por edhe me para. Është një sistem i kolauduar në perfeksion, i cili drejtohet nga qendrat politike, që janë partitë, kryeministra. Lufta për zgjedhje më të mira është për një demokraci të pranueshme”,-tha në ”A2Cnn”.

Faktori ndërkombëtar ngriti shpresat te njerëzit, duke folur për një sistem danez por Sheshi thotë se ky sistem nuk mund të aplikohet për realitetin shqiptar.

”Shpesh herë nuk bie dakord edhe me kolegët e mi opozitarë, por unë këtë e quaj një debat të shëndetshëm. Unë kam dëshirë që ky debat të vazhdojë sepse është i shëndetshëm. Jo patjetër sistemi duhet të jetë danez në Shqipërinë Ballkanike. As unë nuk jam për këtë sistem, pasi është i pamundur për realitetin shqiptar, por isha për sistemin e vjetër, i cili ishte më i kolauduar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here