Standard.al

Qëndrim moralist nga Rama që nxit dhunën në vend njësoj si Veliu, i del në mbrojtje…

0

Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje drejtorin e diskredituar publikisht të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Rama, që nxit dhunën në vend njësoj si Veliu, me videot që shpërndan, mbajti një qëndrim moralist, kur tha se familjet kanë përgjegjësi për mirëedukimin e brezave.

“Ka gabuar, por jam më i prirur t’i besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimit që ai dha, se sa moralistëve të këtij vendi. Është fare e qartë se nuk ishte një përpjekje për të justifikuar dhunën, sepse punonjësi i policisë për të cilin flitet është pezulluar menjëherë dhe është çuar në ndjekje penale. Ishte një përpjekje e keqshpjeguar, për të thënë që dhe familja ka përgjegjësinë dhe rolin e vet në mirëedukimin e brezit të ri

E thënë ashtu, ishte gabim, por preferoj ndjesën publike të tij dhe shpjegimet e dhëna prej tij, dhe duke e njohur për shkak të punës dhe duke e vlerësuar për integritetin moral të pavënë në diskutim deri më sot nga askush, dhe për profesionalizimin, çështja për mua është e mbyllur. Unë zgjedh drejtorin, nuk zgjedh ata, më vjen keq”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.