Standard.al

Pas 9 orësh negociata, ambasadorja Kim: Pati përparim, të qëndrojmë te kërkesat e ODIHR

1

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim tha sot ne mbremje pas negociatave qe zgjaten per 9 ore se takimet me Këshillin Politik për reformën zgjedhore do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme, duke konfirmuar kështu se palët nuk kanë arritur ende konsensus.

Në daljen për gazetarë,  ambasadorja e SHBA Yui Kim tha se nëse palët arrijnë konsensus përtej rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është i mirëpritur ky konsensus, por shtoj se nuk mund të pranohen propozimet në kundërshtim me këto rekomandime.

“Sikurse jeni në dijeni, BE ka vendosur një sërë kushtet për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Mes tyre është reforma zgjedhore, e cila është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Qëllimi ynë sot dhe qëllimi ynë nesër, është që Shqipëria të mund të përmbushë të gjitha rekomandimet në mënyrë që të jetë anëtare në BE. Nëse Partitë arrijnë konsensus përtej përmasave. Nëse konsensusi për të cilat ODIHR nuk ka rekomanduar, palët nuk duhet të arrijnë tek këto kërkesa. Sikurse kam thënë, Shtetet e Bashkuara duan që Shqipëria të jetë në BE”- tha ambasadorja Yuri Kim.

1 Comment
  1. arqile says

    Pse i besoni ketyre palacove ambasador cfare politikanesh jeni krimineli Rama duhet zhdukur nga fawja e dheut ,ti basha behu burre mos prano mareveshje me pisat e rilindjes ose e thene ndryshe po re me Edvjn kurven ne ujdi mjere ti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.