Standard.al

Me çdo manovër, përfshi dhe ambasadorët. Rama kërkon të përsërisë 17 majin e 2017-ës

0

Dështimi i konsensusit brenda afatit të 31 majit për reformën zgjedhore ishte padyshim një lëvizje e menduar e socialistëve. Në kushtet kur propozimet e opozitës kishin qenë në tryezën e Këshillit që prej datës 9 mars 2020, Partia socialiste kishte kohën e mjaftueshme për të vlerësuar zbatueshmërinë ose jo të tyre. Por në mbledhjen e fundit, ndërsa në të tjerat më parë palët kishin ecur mirë me shumë çështje në përmbushje të rekomandimeve të ODIHR, ndodhi ndryshimi. PS përmes Damian Gjiknurit refuzoi kategorikisht kërkesat e opozitës për identifikimin biometrik dhe tekologjinë nëtë gjithë vendin. Urdhri për Gjiknurin kishte ardhur direkt nga Franca, aty ku Rama ndodhej në natën e mbledhjes së Këshillit.

Kryeministri i bindur se me opozitën e bashkuar nuk ka asnjë shans të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, kurdo ato qofshin, ka aktivizuar taktikën përça e sundo. Kryeministri po kërkon të përçajë opozitën e bashkuar, e cila i del fituese në çdo sondazh që ai vetë po bën prej javësh, duke kërkuar një takim veçmas me kreun e PD-së Basha. Pra, Rama po shantazhon fort për një reformë të njënashme me prim. Dhe ndërkohë ka hedhur kartat për të përsëritur një 17 maj të dytë si ai i vitit 2017.

Ishte i pari Gjiknuri, ai që  gjatë gjithë javës së kaluar këmngëlute për një takim Rama-Basha për ti dhënë sipas tij një zgjidhje finale çështjeve që kishin debat të fortë mes palëve. E ndërsa sot Rama ka dalë haptazi duke kërkuar një takim të dytë me Bashën, këtë herë me preteksin e reformës zgjedhore. Po përse duhet të takohen dy kryetarët e partive, kur Këshilli Politik u kriju për këtë arsye! Pra ai u ngrit për të legjitimuar në reformën zgjedhore opozitën jashtëparlamentare dhe për ti dhënë zgjidhje përfundimtare çështjeve të garancisë së votës.

Por Rama po kërkon një pazar. Ndërsa deri më tani është hasur me kundërshtinë e prerë të partisë Demokratik dhe liderit të saj Basha. Ky i fundit ka theksuar se nuk ka asnjë arsye për një takim me Ramën, ndërsa ka pohuar se opozita po jep kontributetin e saj në të vetmen kërkesë të BE-së, nga 15 të tilla, në të cilën ajo ka mundësi të përfshihet.

Por çfarë tha Rama sot?

Në një konferencë për shtyp për mediat, kryeministri tha sot se ishte i hapur për një takim me kryedemokratin Basha. “Unë kam qenë në opozitë e ju e dini shumë mirë e nëse nuk e dini mund t’i referoheni dokumenteve të kohës, disa herë i kam kërkuar Kryeministrit të kohës që të uleshim për gjërat që duheshin diskutuar dhe tani kanë ndërruar pozicionet. Kështu që, kur isha në opozitë unë kërkoja të uleshim, tani unë jam kryeministër, kërkoj të ulemi, por ju e dini historinë kështu që nuk dua të bëj më shumë komente. Gjynah sepse humbasim kohë, humbasim energji, lodhim njerëzit, i lëmë hapësirë gjithë gënjeshtrave dhe sajesave dhe fantazive të pushtojnë mediat, përmes informacionesh të dhëna qëllimisht për të dezinformuar dhe duket sikur ç’po ndodh. Në fakt, është shumë më e thjeshtë se kaq e do ishte normale që të uleshim. Merreshim vesh apo nuk merreshim vesh kjo është një temë tjetër, por këto gjëra bëhen bashkë, megjithatë, nuk jemi ende aty kështu që po vazhdoj.”, deklaroi Rama.

Qqartazi kryeministri po kërkon një marrëveshje dyplaëshe. Por Rama harron se PD nuk ka pse bën marrëveshje kundër interesit qytetar përkundrejt interesit të pushtetit me një parti e cila dukshëm do shkojë në opozitë në zgjedhje e ardhshme. Aq më tepër kur PD ka në krah një aleat të madh si LSI, parti e cila ka rritur ndjeshëm kutotat e saj edhe nga 2017.

E megjithatë Rama po e provon, madje po e provon dhe duke lobuar te ambasadorët për një takim të tillë, duke ja paraqitur atyre si zgjidhje të vetme për reformën zgjedhore. Tjetërkund e ka hallin dhe për këtë ambasadorët duhet të hapin sytë!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.