“Mbyllen disa vrima dhe hapen disa të tjera”, habit Kastriot Islami: Pse do të dështojë Reforma Zgjedhore

0
103

Politikani Kastriot Islami ka folur në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News për situatën aktuale politike në vend dhe Reformën Zgjedhore. Sipas Islamit, me konsensusin që ka ndërtuar qeveria e Ramës nga viti 2013, Reforma do të dështojë.

“Unë do të saktësoj disa pozicione duke marrë dhe historinë 30 vjeçare. Është e vërtetë që në këto 30 vjet, Shqipëria karakterizohet nga një konflikt politik. Por në 23 vjet, sa herë ka patur Reforma është ndërtuar pacvarësisht konfiguracionit të parlamentit. Pavarësisht si ka qenë deri në 2013 mazhoranca në parlament, me influencën, ndikimin, presionin ndërkombëtar është ngritur një Komision për Reformën Zgjedhore dhe ka qenë i balancuar, 50 me 50 mazhoranca dhe opozita, ka qenë me të drejtë vote të dy palët nëse nuk binin dakord dhe e treta më e rëndësishmja nëse nuk vendosej në komision, nuk shkonte në parlament. Ky quhej konsensus substancial. Kurse konsensusi që ka ndërtuar Rama pas vitit 2013 është po deshe merre, unë do shkoj ta miratoj në parlament. Ky padyshim con në dështim.

Është një fenomen tjetër që Shqipëria dhe shqiptarët janë ndryshe. Gjermanët, sa herë bëhet ligji vendosen në rresht si zbatohet ligji, kurse shqiptarët vendosen në rresht për të gjetur vrimat që të mos zbatohet ligji. Kjo është çështje konstruksioni që e kanë në përgjithësi rajoni, mesdhetarët. Sa herë bëhet Reforma, kërkojnë vrimat dhe gjejnë vullnet për të bërë hile. Sa herë bëjmë një Reformë, mbyllen disa vrima dhe hapen vrima të tjera”, tha Islami

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here