Gjekmarkaj: Nëse këtë situatë dhe nëse opozita do kërkonte qiqra në hell, kryeministri duhet t’i nxirrte në ekran

0
136

Analisti Agron Gjekmarkaj tha në “Real Story” në News24 se opozita e ka jetike të shkojë në propozimet e saj për reformën zgjedhore edhe përtej rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

“Unë mendoj që në situatën ku jemi që edhe nëse do kërkonte qiqra në hell opozita, kryeministri duhet të nxirrte në ekran dhe qiqrat dhe hellin. Çështja është a është një ligj që qeveria po kërkon t’i fitojë zgjedhjet në tavolinë. Ne e dimë që administrata është krejt politike. Ne nuk biem dakord për një Prokuror të Përgjithshëm imagjino për 16 mijë veta. Në këtë kontekst opozita e ka jetike ta ketë përtej rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Opozitës i mbetet që të ruajë frika vreshtin, ta ruajë me të vetin.
Mua më duket se mund të realizohen të dyja dhe qasja biometrike dhe përfaqësimi i votës”, deklaroi Gjekmarkaj.

Ndërsa analisti Roland Lami shprehet se reformat zgjedhore gjithmonë iniciohen nga opozita. “Është logjike që ambasadorët të rrinë më shumë tek dera e opozitës se tek e qeverisë”, thotë ai por kundërshtohet nga Gjekmarkaj i cili shprehet: “Po rrinë gabim sepse opozita nuk mund të japë garanci”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here