Standard.al

Gazetarja zbulon detaje të reja shokuese: Vajza e abuzuar më tregoi se edhe dy shoqe të saj ishin ngacmuar nga roja i shkollës

0

Detaje të tjera shokuese ka rrëfyer në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24, gazetarja Dorjana Bezat.

“Vajza ka thënë se edhe dy shoqe të saj kanë pësuar të njëjtën gjë, janë abuzuar në këtë shtëpi. Njëra nga vajzat e tjera është shpërngulur me familjen jashtë Shqipërisë, nuk është këtu. Ndërsa vajza tjëtër jeton në Babrru. Duhet të ketë hetime edhe për këto raste”,- tha gazetarja.

Në një lidhje telefonike me emisionin mësuesja kujdestare e vazjës deklaroi se gjatë kohës që e mitura ka qënë në shkollë nuk ka shfaqur ndonjë shenjë shqetësuese. “Nuk kam vënë re asgjë shqetësuese gjatë kohës së gjimnazit…Një herë kur ka munguar 2 apo 3 ditë vura në dijeni nënën. Ajo erdhi në shkollë, më solli raport. Diskutuam dhe më tha se ishte e sëmurë me temperaturë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.