Standard.al

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Amerika, kush është shqiptari 50-vjeçar dhe për çfarë akuzohet

0

Një shqiptar, i identifikuar si Arben Bregu, 50 vjeç ka rënë në prángat e pòlicisë shqiptare me qëllim èkstradimin drejt Amerikës. Bregu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2016 u shpall fajtor për vrásjen e një personi.

Njoftimi:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Një tjetër person i kërkuar nga SHBA-ja bie në prángat e Pòlicisë.

Kapet dhe árrestohet me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 50-vjeçari i dènuar për veprën penále “Vrásja”. Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) Njësinë Speciale Policore “Joint Shield” dhe Interpol Tirana

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrásjen e një personi. Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me ármë zjárri një shtetas, pas një kònflikti mes tyre.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Washington po vijon procedurat për èkstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.