Standard.al

Arta Dade: Veliaj s’ka si të jetë alternativë në PS, brenda partisë nuk ka më zëra

0

E ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputetja e PS-së Arta Dade u shpreh se Veliaj nuk është një alternativë brenda PS.

Sonila Meço: Me shembjen e Teatrit duket sikur Veliaj çimentoi të ardhmen e tij si pasardhësi i Edi Ramës në PS.

Arta Dade: Ka pasur më shumë se 1 rast kur kryetari i bashkisë, Veliaj, minimalja duhet të bënte një prononcim edhe kur është atakuar publikisht dhe nuk ka manifestuar ato cilësi që të jetë një alternativë brenda PS. 

Une besoj që nuk shikoj asnjë zë brenda PS, dhe prandaj them se është atrofizuar dhe nuk ka debat të social demokratikes që ajo i përket.  

Rama ka një abuzivizëm në politikat shtetërore, por edhe partiake, pasi ky abuzivizëm kalohet në qeverisje. Si sillen në opozitë ashtu sillen edhe në qeveri. 

Për fat të keq kemi vetëm shfaqjen e vetëm një njeriu që i lind një ide në kokë, e nis të mendojë si do ta arrijë atë.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.