Standard.al

Vazhdojnë protestat e dhunshme për vdekjen e 46-vjeçarit në SHBA, humbin jetën 2 persona, plagoset polici

0

Situata në SHBA vijon të jetë e rënduar në SHBA, kur prej disa ditësh protestohet për vdekjen e 46-vjeçarit,në Mineapolis.

Dy persona humbën jetën dhe një oficer policie u plagos pas një shkëmbimi zjarri në Davenport, Iowa. Lajmi është dhënë nga kreu i policisë lokale, Paul Sikorski.

Afrikano-amerikani, George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët e policisë, njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi vdekjen e Floydit si “tragjedi të rëndë” që e ka mbushur vendin me zemërim dhe pikëllim, por tha se administrata e tij nuk do të tolerojë që demonstratat të shndërrohen në dhunë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.