Sherri te 313-ta/ Si u përplas ‘grupi i Shijakut’ me Policinë…

0
109

Një incident i rëndë që ka ndodhur në ambientet e Burgut 313 më datë 21 maj, mes anëtarëve të “grupit të Shijakut”, vëllezërve Avdylaj, Hajri Seferit, Saimir Gjipalit dhe italianit Giovani di Cosimo me Policinë, është bërë objekt i një kallëzimi në Prokurorinë e Tiranës, por që është rrëzuar nga Gjykata.

Në një raport të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve jepen me detaje të gjitha ngjarjet e ndodhura gjatë kontrollit që Policia e Burgjeve ka kryer nga 23:25 deri në orën 01:25, në dhomën nr.4, ku ndodhen këta të paraburgosur, raporton Panorama.

Pas gjetjes së një celulari, personat që ndodhen në paraburgim kanë nisur të fyejnë e të kërcënojnë punonjësit e Policisë, madje edhe duke i përmendur me emra të përveçëm.

Në raport janë publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku duket përplasja që ka ndodhur mes të paraburgosurve dhe efektivëve të Policisë.

Ndërsa janë përmbledhur edhe të gjitha dëshmitë e efektivëve që kanë qenë prezentë gjatë operacionit për sende të ndaluara, që është kryer në burgun “Jordan Misja”, i njohur edhe si 313. Më poshtë, raporti i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:

Më datë 23 maj, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve depozitoi një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, për kalimin e përkohshëm në regjim të mbikëqyrjes së veçantë për 5 të paraburgosur. Ky kallëzim iu drejtua Elizabeta Imerajt, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, për dijeni të drejtorit të SHKBB, Florent Sulçe, drejtuesit të SPAK-ut, Arben Kraja dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

E nderuar znj.prokurore, në vijimësi kemi informuar për raste të shkeljeve të rënda të akteve rregullative nga të burgosur të ndryshëm, për të cilët ka qenë masë e përshtatshme e proporcionale me shkeljet, vendosja e tyre në regjim të mbikëqyrjes së veçantë, parashikuar nga neni 55 i ligjit nr.8328, datë 16.04.1998, për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve, i ndryshuar. Aplikimi i kësaj kërkese ligjore ka pasur impakt të rëndësishëm në forcimin e rendit dhe sigurisë në institucionin e burgimit, madje edhe në rehabilitimin e të burgosurve ndaj të cilëve janë aplikuar këto masa. Pavarësisht sa më sipër, hasëm sërish raste që të burgosur të caktuar kryejnë shkelje të rënda e shumë të rënda gjatë vuajtjes së dënimit e madje në disa raste, natyra e shkeljeve të tyre ka edhe elemente të mirëfillta të veprave penale.

Për ta konkretizuar situatën, evidentojmë se: Më datë 21.05.2020, në IEVP “Jordan Misja”, Tiranë, janë konstatuar shkelje shumë të rënd,a që lidhen me sigurinë dhe rregulloren e burgut. Konkretisht: Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim; Kundërshtim i punonjësve të Policisë së Rendit Publik; Goditja për shkak të detyrës; Kanosja për shkak të detyrës. Këto shkelje janë edhe vepra penale parashikuar nga neni 324/a, 236, 237 dhe 238 – 25 i Kodit Penal.

Në orën 23:25 deri në orën 01:25 është realizuar kontroll nga Policia e Burgjeve për kontrollin e të burgosurve, si dhe të ambienteve të qelive apo ambienteve të përbashkëta, për konstatimin dhe evidentimin e sendeve të ndaluara në regjimin e brendshëm. Forcat e Policisë ushtruan kontroll edhe në sektorin nr.5, kati i dytë, dhoma nr.4, ku ishin të akomoduar: Hajti Seferi, Astrit Avdyli alias Avdyli Sulejmani, Altin Avdyli, Saimir Gjipali dhe Giovani di Cosimo alias Ciovani Petrone. Sapo forcat e Policisë hapën derën e dhomës nr.4, të paraburgosurve iu komunikua “Policia për kontroll”, u konstatua se në kundërshtim me rregulloren e burgut, në dhomë nuk kishte ndriçim (ishin fikur dritat). Pas njoftimit/ thirrjes së Policisë për kontroll, të gjithë të paraburgosurit e kësaj dhome u ngritën në këmbë dhe kundërshtuan kontrollin në mënyrë demonstrative, duke kundërshtuar forcërisht dhe duke shtyrë punonjësit e Policisë me forcë. Në parvazin e dritares së dhomës u konstatua prania e një telefoni celular, i tipit “Samsung”, ngjyrë e kaltër (send i ndaluar që përbën vepër penale të parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal). Me hyrjen në dhomë, forcat e Policisë bllokuan derën e tualetit për të mos pasur mundësinë që të paraburgosurit të hidhnin sendet e ndaluara. Më pas, me prezencë të të paraburgosurit Saimir Gjipali, filloi kontrolli i dhomës ku u konstatua: Një karikues aparati celular “Samsung” me fishë të bardhë, një fishë karikimi për markën “Apple”.

Për dokumentimin e ngjarjes së mësipërme u hartua dokumentacioni përkatës, raporti i shërbimit, aktkonstatimi i sendit të ndaluar, procesverbali i bllokimit dhe procesverbali i dorëzimit, ndërsa më pas secili punonjës pjesëmarrës në këtë operacion ka dhënë deklarimet individuale. Në lidhje me sendet e gjetura, asnjë i burgosur nuk pranoi autorësinë (celular, karikues, fishë karikimi “Apple”) e nuk bëhet fjalë për të dhënë shpjegime të hollësishme e bashkëpunuar me kontrollin për hapjen e marrjen e informacionit nga aparati celular. Madje, të paraburgosurit pretendonin se celularin mund ta ketë kaluar pastruesi. Ndërsa i paraburgosuri Saimir Gjipali, i cili ishte prezent gjatë gjithë kohës së kontrollit, insistoi të merrte kontakt me pastruesin, me qëllim që sendin ta merrte përsipër pastruesi, por që nuk u lejua nga forcat e Policisë. Kjo sjellje e tyre është treguesi i qartë i sigurisë së tyre që i burgosuri tjetër do pranojë (ndonëse do të ishte fakt absurd) pronësinë e sendit të ndaluar, pra është tregues i qartë që kanë aftësi për të nënshtruar të burgosurit në fjalë e që mund të përfitojnë prej tij, raste të njohura edhe më parë në sistem. Në përfundim të kontrollit, të gjithë të paraburgosurit e dhomës nr.4 u shoqëruan në dhomat e veçimit.

Siç dihet, aparati celular është një mjet efikas komunikimi, ndërveprimi e koordinimi – veprimtari për të cilat me qëllim parandalimin e tyre, sipas ligjit për kategori të caktuara të burgosurish, sikurse janë këta të paraburgosur, është parashikuar edhe vendosja e tyre në regjim të posaçëm, nëpërmjet marrjes së masave të brendshme dhe të jashtme të sigurisë së lartë.

Gjatë gjithë kohës së kontrollit, secili prej këtyre të paraburgosurve me veprime aktive, jo vetëm nuk janë bindur, por kanë kundërshtuar, kërcënuar e kanosur punonjësit e Policisë të përfshirë në aksion. Siç shpjegohet hollësisht në aktet e mbajtura (raport-shërbimi dhe deklarata të secilit punonjës), secili prej të burgosurve është përfshirë në vepra penale të kundërshtimit, kanosjes, fyerjes, duke iu drejtuar punonjësve të veçantë dhe të gjithëve në tërësi me tone të larta hakërruese dhe qartësisht kërcënuese, në adresë edhe të familjarëve të tyre…:

– A e dini se kush jemi ne…
– A e dini se kush jam unë o spiuna…
– S’ka bir ku… që të më prangosë mua
– Do keni probleme me mua dhe e keni personale tani e tutje…
– Ka për t’ju q… robt, do t’ju zhduk, e degjeneru o legena…
– Do t’ju vrasim e presim ju që po na ngacmoni… Nuk kontrolloni dot Avdylajt ju…
– A më njeh mua??? E di kush jam???
– Do keni probleme. Ne ju njohim…
– Ua dimë shtëpitë ku banoni…
– Ty të njoh se më ke shoqërua për vizitë në spital, madje më ke bërë edhe foto
– Të njohim shumë mirë ty, o Shpëtim!! Ç’të duhet ty me na kontrollu? Kush e paska dhënë këtë urdhër?
– Ta tregojmë ne qejfin ty, ke për ta shiku këtë punë, se çfarë kemi për të bërë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here