Reforma Zgjedhore/ Vasili: I vetmi që vuri një kusht të ri, ishte PS, ne nuk kemi lëvizur nga qëndrimet tona…

0
99

Një ditë pas dështimit të rradhës në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i ftuar në “Çim Peka LIVE” ka komentuar çfarë ndodhi mbrëmjen e shkuar në Pallatin e Kongreseve.

Sipas tij, humbja e kohës ka ardhur nga Partia Socialiste, ndërsda shtoi se, opozita as ka shtuar e as ka hequr asnjë propozim.

“Të gjitha propozimet e opozitës janë në tavolinë. Nuk ka shtuar e nuk ka hequr gjë. Janë depozituar që në mars, para se komisionit të ndërpriste punën për shkak të pandemisë. Në një postim publikova draftet. Problemi ka qenë shumë i thjeshtë. Një detyrim të marrë përsipër për identifikimin biometrik që të shtrihet në 100% të territorit, por zoti Gjiknuri e vuri në diskutim. E gjithë këmbëngulja të ishte mbi këtë. Duke mos u përmbushur lindin pikëpyetja të tjera që nuk mund të shterohen”, tha Vasili.

Nëse mazhoranca ju jep identifikimin biometrik në të gjithë territorin, a arrihet marrëveshja?

“Nuk na jepo gjë mazhoranca. Ky është standart dhe ne kemi propozuar standarte që zgjedhjet të jenë të mira dhe të të pakontestueshme nesër. Ka patur dakordësi, nuk është vënë asnjëherë në diskutim. I vetmi që vuri një kusht të ri, ishte PS. Ne nuk kemi lëvizur nga qëndrimet tona”, tha ndër të tjera nënkryetari i LSI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here