Profesor Ismet Bellova feston 86-vjetorin, Presidenti Meta i dhuron buqetën me 86 trendafila të bardhë

0
78

Presidenti Ilir Meta ka postuar ne Facebook nje foto nga festa e ditelindjes se mjeshtrit te radiokronikes dhe gazetarise sportive, Ismet Bellova.

Duke i dhuruar nj buqete me 86 trendafila te bardhe Meta i uron jete te gjate dhe shendet te plote.

Postimi i plote:

Edhe 100 pranvera të tjera, Mjeshtrit të radiokronikës dhe gazetarisë sportive, Profesor Ismet Bellova, komentatorit me zërin brilant që për gati gjashtë dekada përcolli në shtëpitë dhe hapësirat mbarëshqiptare emocionet e jashtëzakonshme të sportit e në veçanti futbollit.

Në trashëgiminë e fondit të artë të radios shqiptare???, transmetimet e klasit të lartë të Profesor Bellovës, zënë një vend të merituar, aq të vlefshme për brezat e rinj të gazetarëve sportivë. Ashtu sikundër me të drejtë vlerësohet edhe kontributi i tij i spikatur në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe Klubin Sportiv “Partizani”, në edukimin dhe përgatitjen e shumë talenteve sportive.

Gëzuar 86-vjetorin e lindjes, jetë të gjatë dhe plot shëndet Profesor Ismet Bellova! ?

Fotografia e Ilir Meta
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here