Presidenti publikon raportin e Qendrës Europiane të Drogave, Meta: Kambanë alarmi! Lufta kundër kanabisit, kusht për integrimin

0
109

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar ne Facebook pas publikimit të raportit të Qendrës Europiane të Drogave.

Meta shprehet se ky raport eshte një kambanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e  për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë.

 

Postimi i plote:

Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.

Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit. ????

 

Qendra Evropiane e Drogave: Prodhimi i kanabisit në Shqipëri, do të rritet në muajt që vijnë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here