Një hije e radhës dyshimi mbi vettingun, një tjetër komisionere e vettingut kallëzohet në SPAK:

0
94

 

Një tjetër komisionere e vettingut kallëzohet në SPAK Bëhet fjalë për Alma Fasko me detyrë Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ajo akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Fallsifikimit të Dokumentave “ parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal. Kallzimi është bërë nga gjyqtarja Hajrie Muçmata, gjyqtare e Gjykatës së Apelit Shkodër e shkarkuar nga KPK me vendim të datës 11 nëntor 2019, pjesë e trupit gjykues ishte edhe Alma Fasko. Ish gjyqtarja Muçmata akuzon komisioneren e KPK se i ka fshehur Kuvendit shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtare se Gjykatës së Lushnjes. Sipas dokumentit që SPAK ka prej ditës së sotme në dorë Muçmata ishte shkarkuar nga detyra nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me 23.08.1996 per shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Kërkohet ndaj gjyqtares Fasko pezullimi nga detyra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here