Ndërron jetë 76-vjeçarja e prekur me koronavirus. Reagon Ministria e Shëndetësisë

0
93

Ministria e Shëndetësisë ka përgënjeshtruar lajmin që një grua ka ndërruar jetë nga korònavirusi, ndonëse ishte e ínfektuar.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Còvid19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi batëse me Còvid19.

Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike. 76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar”, njofton MSh.

Në përditësimin e ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë testuar vetëm 6 raste të reja me korònavirus, një rënie e konsiderueshme nga një ditë më parë ku u testuan 12 raste të reja. Gjithashtu sot janë raportuar 28 të ínfektuar të cilët po marrin trajtim spitalor, nga 31 që ishin një ditë më parë.

Në total, vendin tonë janë testuar rreth 1143 të ínfektuar me Còvid-19, prej të cilëve kanë humbur jetën 33 pacientë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here