E fundit/ SPAK ndahet në dy seksione, kush janë prokurorët që marrin poste të reja drejtuese

0
162

Sot me datën 01.06.2020 u zhvillua një mbledhje e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, ku u diskutuan probleme që lidhen me nevojën për rritjet të efektivitetit të ushtrimit të ndjkjes penale në këtë prokurori, si dhe probleme organizative.

Në përfundim :

Duke vlerësuar faktin që specializimi për kategori të caktuara veprash penale është element thelbësor ndikues në rritjen e efikasitetit të ushtrimit të ndjekjes penale në përgjithësi.

Nisur nga fakti se objekti i punës së Prokurorisë së Posaçme përfshin dy drejtime kryesore : ushtrimi i ndjekjes penale kundër krímit të organizuar dhe ushtrimi i ndjekjes penale kundër korrupsionit ;

Drejtuesi i Prokurorise së Posaçme, me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020 ka vendosur që në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krímit të Organizuar prokurorët e ushtrojnë ndjekjen penale në dy seksione si më poshtë: Seksioni Kundër Krímit të Organizuar: Altin Dumani, Vladimir Mara, Behar Dibra, Ened Nakuçi, Doloreza Musabelliu, Elida Kaçkini.

Seksioni Kundër Korrupsionit: Edvin Kondili, Klodjan Braho, Enkeleda Millonai, Dritan Prençi, Sotir Kllapi. Nisur nga nevoja për të rritur efektivitetin e punës dhe ushtrimit të ndjekjes penale në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krímit të Organizuar ;

Duke vlerësuar rezultatet në punë, aftësitë organizative, vlerësimin e përformancës etike dhe profesionale, si dhe vjetërsinë në punë si prokuror; Drejtuesi i Prokurorise së Posaçme, me Urdhërin nr. 87, datë 01.06.2020 ka vendosur që :

Zoti Altin Dumani emërohet Zëvëndës Drejtues i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krímit të Organizuar dhe njëkohësisht Drejtues i Seksionit Kundër Krímit të Organizuar. Zoti Edvin Kondili emërohet Drejtues i Seksionit Kundër Korrupsionit, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krímit të Organizuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here