Akuzohet për tre vepra penale/ Gjykata shtyn më 4 qershor seancën për Agim Kajmakun

0
106

Është shtyrë më 4 qershor seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të Bashkisë Vorës, Agim Kajmakut. Kajmaku po gjykohet në mungesë, ndërsa shkak për shtyrjen është bërë mosparaqitja e avokatit të tij. Prokuroria firmosi urdhër- arrestin për Kajmakun më 11 nëntor të vitit të kaluar, i cili ndodhet prej shtatë muajsh në arrati.

Ish kryebashkiaku u denoncua nga Partia Demokratike se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash, kur kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria e akuzon ish- kryebashkiakun për tre vepra penale ”Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”. ”Falsifikim i dokumenteve” dhe ”Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here