Prokurori Armand Gurkuqi ka kërkuar arrest me burg për Abaz Dokun, i cili akuzohet të ketë abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur në zonën e Babrrusë. E njëjta masë kërkohet edhe për tre të rinjtë.
Kujtojmë këtu se 65-vjeçari Doku, i cili ka qenë roje në tre shkolla të ndryshme në zonën e Babrrusë dhe Paskuqanit, është arrestuar në akuzën e “dhunës seksuale me të mitur” dhe bashkë me të janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë.