Standard.al

Vrau një njeri si sakrificë për t’i dhënë fund pandemisë, tha se ishte urdhëruar nga një perëndeshë në ëndrrat e tij….

0

Një prift 70-vjeçar në gjendje të dehur vrau një njeri si sakrificë për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit. Sansari Ojha nga tempulli i Brahmani Devi preu kokën e 52-vjeçarit Saroj Kumar Pradhan. Ai e vrau Pradhan me një sëpatë në orën 1 të mëngjesit në faltoren e tempullit.

Detektivi Ashish Kumar Singh tha se Ojha ishte i dehur gjatë krimit dhe pasi kishte ardhur në vete ai ishte dorëzuar në polici.

Ai tha se Ojha pretendoi se ishte urdhëruar nga një perëndeshë në ëndrrat e tij për të sakrifikuar një njeri në mënyrë që t’i jepte fund pandemisë.

Alok Ranjan Ray, oficer i policisë nën-divizionale Athagarh, u shpreh për Gulf News: Prifti pretendoi se ai pa një perëndeshë në ëndrrën e tij dhe iu kërkua të sakrifikojë jetën e një njeriu për t’i dhënë fund koronavirusit.Prandaj, për të qetësuar perëndeshën, ai dekapitoi njeriun.

Policia thotë të dy burrat para krimit po pinin hashash dhe se kanë filluar një hetim për këtë ngjarje.

Aktivisti social Satya Prakash Pati tha për “India Today”: Është e pabesueshme që në shekullin 21 njerëzit akoma sillen në mënyra të tilla barbare.Ne kërkojmë dënimin maksimal kundër fajtorit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.