Space X ‘shkruan’ historinë, kompania e parë private që nis dy astronautë të NASA-s në hapësirë

0
99

Për herë të parë në histori, një anije kozmike e ndërtuar nga një kompani private dërgon në hapësirë dy astronautë.

Sonda e SpaceX u ngrit në fluturim nga Qendra Hapësinore Kennedy për të dërguar dy astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Kompania amerikane SpaceX hyri në histori të shtunën pasi nisi drejt Stacionit Ndërkombëtar të hapësirës dy astronautë të NASA-s. Sonda e kompanisë së sipërmarrësit miliarder Elon Musk u nis i njëjti kozmodrom, Qendra Hapësinore Kennedy, që u përdor për nisjen drejt Hënës në vitin 1969.

Raketa Falcon 9 u ngrit në fluturim në orën vendore 3:22 të pasdites dhe në 3:35 hyri në orbitën e Tokës. Ky fluturim konsiderohet tejet i rëndësishëm, pasi është hera e parë që një sondë e ndërtuar nga një kopani private dërgon astronautë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Ishte hera e dytë e që SpaceX u përpoq të ngrihej në fluturim, pas dështimit të parë të mërkurën si pasojë e motit të keq.

Në bordin e sondës së SpaceX ishin astronautët, Doug Hurley dhe Bob Behnken, të dy me përvojën më të madhe në NASA, pasi secili ka realizuar nga dy fluturime në hapësirë. Dy astronautët pritet të qëndrojnë për rreth katër muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

“Siç e dini këtë pranverë, kombi ynë përjetoi dhimbje dhe vështirësi nga pandemi globale. Ndërsa kemi hyrë në epokën e fluturimeve hapësinore me astronaut, druhemi se Amerika ndeshet vazhdimisht me kapërcimin e sfidave të mëdha. Kombi ynë është i bekuar të ketë rezerva të pakufishme talentesh, qëndrueshmërie dhe vendosmërie. Me të njëjtën frymë vendosmërie amerikane që dërgon njerëzit tanë në hapësirë ne do ta mundim edhe sëmundje në Tokë, që në fakt nuk duhet të kishte ndodhur kurrë,” tha gjatë fjalimit të tij pas nisjes së sondës SpaceX, presidenti Donald Trump.

Nisja e fundit drejt kozmosit nga territori i Shteteve të Bashkuara u realizua në vitin 2011 dhe më pas fluturimet kozmike u anuluan. Por me ardhjen në pushtet të presidentit Donald Trump planet ndryshuan dhe administrata krijoi Forcën Ushtarake të Hapësirës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here