‘Ramavirusi’, Këlliçi: Qëllimi i këtij sekti mafioz është shpopullimi i Shqipërisë për interesa makabre…

0
98

Kryetari i Forumit rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook për situatën e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet biznesi në vend.

“Sot, kudo nëpër Tiranë po shohim që këto fjalë janë mëse të vërteta. RAMAVIRUSI, bashkë me ushtarin e tij, Erion Betonin i kanë lënë bizneset qëllimisht në mëshirë të fatit”, shkuna Kelliçi.

“Qëllimi i vetëm i këtij sekti mafioz është shpopullimi i Shqipërisë për interesa okulte dhe macabre”, vijon ai.

Ja postimi i plotë:

“Nëse socialistët do të merrnin vesh nga ekonomia, ata nuk do të ishin më socialistë,” ka thënë Friedrik Hajek, një ndër kontribuesit më të mëdhenj të shkencave ekonomike.

Sot, kudo nëpër Tiranë po shohim që këto fjalë janë mëse të vërteta. RAMAVIRUSI, bashkë me ushtarin e tij, Erion Betonin i kanë lënë bizneset qëllimisht në mëshirë të fatit. Qëllimi i vetëm i këtij sekti mafioz është shpopullimi i Shqipërisë për interesa okulte dhe makabre.

Çdo sipërmarrës shqiptar, çdo individ dhe çdo familje meriton të trajtohet me dinjitet dhe të kompensohet nga shteti menjëherë! Ato 30 milionë euro që duan të marrin borxh për projektin korruptiv të Teatrit, bëjnë mirë t’i destinojnë në ndihmë të qytetarëve dhe biznesit të vogël!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here