PRAPASKENAT/ Ja çfarë ndodhi në 4 orë mbledhje, pika e nxehtë e debatit

0
148

Negociatat sonte kanë ngecur pasi, Partia Socialiste nuk pranoi variantin e ofruar në tryezë për të depolitizuar administratën zgjedhore, duke mos u tërhequr nga varianti i saj i parë.

Mesohet se kjo ishte arsyeja përse në mbledhjen e Këshillit Politik ka shkuar edhe një përfaqësues i ambasadës së SHBA, siç citojnë burime pranë tryezës mbështet variantin e kompromisit.

Varianti i kompromisit që refuzon PS

Në variantin e mbështetur nga PS, komisionet zgjedhore nuk janë më të përbëra nga përfaqësues të partive politike. Por sipas demokratëve, në kushtet kur mungojnë shumë garanci për standardet e zgjedhjeve, duke nisur qe nga identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik në të gjithë vendin, opozita ka shtuar një garanci më shumë.

Burime bëjnë të ditur se në variantin e propozuar nga PD është kërkuar që partitë politike të kenë përfaqësi të barabartë në komisionet e depolitizuara me statusin e vëzhguesit, pa të drejtë vendimmarrje. Opozita propozon që aplikimi i kësaj formule të re të jetë i lidhur me futjen e teknologjisë në zgjedhje. Burime pranë opozitës bëjnë të ditur se për partnerët ky është një propozim i mirë kompromisi dhe e kanë mbështetur atë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here