Ish-ministri i PS: Venecia i dha të drejtë Metës, konfirmoi krizën e rëndë të mazhorancës

0
85

Ish-ministri socialist, Arben Malaj, në një postim në profilin e tij facebook ka vlerësuar vendimin e Venecias që i ka quajtur kushtetuese qëndrimet e Presidentit Meta.

“Vendim i Venecias duke i vlerësuar kushtetuese qëndrimet e presidentit Meta, konfirmon krizën institucionale të mazhorancës e cila synon pushtet absolut. Kjo krizë e maxhorances ju ka kushtuar jo pak shqipëtarëve.

E para në thellimin dhe zgjatjen e krizës politike. E dyta në vonesat në procesin e integrimit. E treta në dobësimin dhe tendenca deformuese të reformës në drejtësi. Kjo reformë mbetet parakushti i të gjitha kushteve për perspektivën evropiane. E katërta- pushteti absolut ka ushqyer korrupsionin dhe kapjen e shtetit duke i varfëruar me shumë shqiptarët dhe duke i mbingarkuar përherë me borxhe më të rënda dhe një të ardhme më të vështirë”,- shkruan Malaj në një postim në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here