Standard.al

Dy muaj në izolim, Arabia Saudite rihap xhaminë e shenjtë të Medinës

0

Arabia Saudite njoftoi se sot do të rihapë gradualisht xhaminë e profetit Muhamed në qytetin e Medinës, një nga dy vendet më të shenjta të Islamit, dy muaj pasi u mbyll për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Një agjenci shtetërore e ngarkuar për xhamitë tha se faljet do të lejohen në 40% të kapacitetit të saj, mes masave të rrepta.

Në mars, frika për përhapjen e koronavirusit bëri që autoritetet saudite të ndalonin hyrjen në xhaminë e profetit Muhamet dhe Xhaminë e Madhe në qytetin e Mekës.

Xhamia e Madhe në Mekë konsiderohet si vendi më i shenjtë në Islam drejt së cilës myslimanët e të gjithë botëns drejtojnë faljet e tyre të përditshme.

Miliona myslimanë udhëtojnë në Arabinë Saudite çdo vit për të kryer haxhin e vogël, që mund të ndërmerret në çdo kohë gjatë vitit.

“Megjithatë, bizneset ku distanca fizike nuk mund të arrihet, si parukierët, klubet dhe kinematë, do të qëndrojnë të mbyllura”, tha Ministria e Brendshme saudite, në një deklaratë të botuar nga agjencia zyrtare saudite e lajmeve, SPA.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.