Standard.al

Dështimi i marrëveshjes, Vasili: Pa u siguruar identifikimi biometrik, s’kalohet te çështjet e tjera

0

Palët politike nuk arritën të gjejnë sot dakordësinë për Reformën Zgjedhore, ndërsa nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, tha pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, se pika kryesore  e opozitës është identifikimi biometrik.

Ai u shpreh se pa u siguruar identifikimi biometrik, nuk mund të kalohet tek çështjet e tjera.

Kjo nuk është çështje pazaresh politike, këtu bëhet fjalë për votën. Kjo të thotë që rritet garancia, jo rënie të garancisë. PS mund të ketë vështirësi sepse duhet të dalë nga gjumi parizion kryeministri, që nuk është i shqetësuar për zgjedhjet se ka qëllim zgjedhjet që i vjedh vetë ose konsensusin që e shkatërron. Propozimet i japin fund manipulimit me votën e shqiptarëve. Në rast se pranuam që të ecim drejt një depolitizimi të komisioneve të administrimit zgjedhor, mund të hidhej në këmbim të identifikimit biometrik, pa një garanci të tillë s’mund të ecet në elemetë të tjera.“, tha Vasili.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.