Bylykbashi: S’mund të jetë Kolegji dhe KQZ e Ramës ato që vendosin për certifikimin e zgjedhjeve

0
146

Demokrati Oerd Bylykbashi pas perfundimit te mbledhjes tha se opozita është e gatshme që të vijojë të diskutojë në vijim për të arritur konsensus. PS sipas Bylykbashi duhet të marrë kohë që të kuptojë se nuk do jetë Kolegji Zgjedhor dhe KQZ prona e saj që do certifikoje zgjedhjet. Administrimi i zgjedhjeve sipas Bylykbashit nuk mund të jetë fals me komisionerë të maskuar si të pavarur.

Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarëve dhe për një proces që krijon besim për të gjithë aktorët politik. Jemi të gatshëm të gjemë konsensus dhe presim nga PS që të jetë gati për konsensus. Të gjithë përpjekjet e qeverisë, e PS që të mbajë privilegjet të mos heqë dorë nga kontrolli i KQZ, vula në Gjykatën, tregojnë rëndësinë e propozimi ynë ka. Ne kemi diskutuar, falenderoj kontributin e partnerëve ndërkombëtarë në përpjepje për të gjetur kompromis, PS nuk hoqën dorë nga privilegjet mbi procesin zgjedhor.

Ne jemi të gatshëm që të gjejmë zgjidhje me kompromis. Le t’i japim kohë PS pse nuk mund të jetë Kolegji Zgjedhor për të përmbyllur tabelën e rezultateve, se pse KQZ nuk mund të jetë ai institucion i turpshëm, jemi para një model të ri, por nuk mund të jetë ai pronë e PS.

Komisionet e PS nuk mund të jenë si të pavarur, dhe kjo lidhet bashkë edhe me garantimin 100% biometrik. Kur të kemi kompromis mbi këto çështje, ne mund të punojmë për Reformën. Identifikimi biometrik është i lidhur me administratën, por këto janë të lidhur edhe që nuk mund të jenë nën kontrollin e KQZ apo të gjykatave. Këto shtylla të rëndësishme janë të lidhura”, tha Bylykbashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here