Atentati në Kurbin, humb jetën në spital edhe 53 vjeçari (Emri)

0
116

Nga atentati me armë zjarri natën e shkuar në Kurbin ka humbur jeten edhe nje tjeter person.

Paulin Gjergji, 53 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë mëngjesin e sotëm.

Ai nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve. Ndërkohë, në orët e vona të natës së shkuar rreth orës 22:30 minuta, ka humbur jetën, pronari i një hoteli, 37 vjeçari, Bujar Lika (Hasani). Atij i është gjetur edhe një pistoletë në dorë. I plagosur nga ngjarja ka mbetur edhe një 21-vjeçar i njohur si Kol Tusha, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

 

 

Njoftimi i Policisë:

Kurbin /Informacion paraprak

Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:17, në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, Kurbin, në ambjentin e jashtëm të një hoteli, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i vrārë me armē zjarri shtetasi B.H.,37 vjeç dhe janë plāgosur shtetasit P.Gj ,53 vjeç dhe K.T., 21 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë nga Drejtoria për Krímet e Rënda në Departamentin e Policisë Kríminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Kurbin, vijon puna për administrimin e çdo provë të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here