Standard.al

Skandali i Veliut, Fuga: Si është e mundur që Kuvendi i Shqipërisë nuk kërkon falje?! A ka më vend të flitet?! A mendohet si mund t’i bëjnë ligjet?!

0

Nga Artan Fuga

 

Une nuk dua te merrem me ate se cfare perfaqeson kur drejtori i policise u paraqet deputeteve nje video a nje foto qe fajeson nenen, qe te fajesoje birin. Dhe imazhet jane rrotull nje filmi.
Mos te kishte qene nje histori e dhimbur shkeljesh te drejtash qe e kam provuar vete se sa trishtim dhe dhimbje te jete, do te kisha qeshur si ne nje shfaqje te Portokallise.

Une nuk i pranoj as teorite konspiracioniste sepse kush lektoron ne sociologji bazuar te Emil Dyrkheimi nuk mund te pranoje t’u besoje atyre.
Por duke qene nje skene katerfish komunikative nuk mund te rri pa thene nje fjale.
E para, imazhet ne celular te shefit.
E dyta, ekranet e deputeteve.
E treta ekranet tona.
E katerta ekranet e televizioneve.
Nejse.
Per qendrimin e shefit u thane gjerat. Por…
Po ata deputetet qe e pane shefin qe po rreshkiste drejt honit te se paligjshmes nuk paten intelektin, dinjitetin, etiken, edukaten juridike, intuiten politike, dashamiresine prej kolegu, respektin per statusin e tyre, mencurine, pergjegjesine qytetare, vlerat familjare, t’i thoshin : Mossssss se n’a diskreditoveeeeeee! Hiqe ate mut celulariiiii!

Si eshte e mundur qe Kuvendi i Shqiperise nuk kerkon falje?
Si eshte e mundur qe kryetari nuk i perjashton nga seancat dy mije dite. Nuk u bertet: Ikni qafira! Nuk u thote : Zhdukuni edepseza ! Si nuk kerkojne falje ata qe nginjen me taksat e asaj gruaje qe e fyen, e dhunuan, e rrahen me fjale dhe me heshtje…

Sepse ngjarja nuk ndodhi diku ne nje pyll, por ne syte dhe mjedisin dixhital te Kuvendit te Shqiperise.

A ka me vend te flitet? A mendohet si mund t’i bejne ligjet? Si na perfaqesojne, si na e drejtojne shtetin?

Por, po i le edhe keta deputete ne punen e tyre.

Tjeter gje me terheq.

Ku e gjeti shefi ate video a imazh te nenes me kobure te goja?

Nuk besoj qe drejtori i madh te rrije te gjurmoje video a foto neper rrjete sociale. Nuk ka kohe e durim per kete. Pra ja kane dhene varesit e tij. Por ne kete rast vartesit i paskan ngritur nje kurth. Mirepo, vartesit si nuk menduan qe kur te merrej vesh inati i shefit do te binte mbi ta? Mbeten dy mundesi. Ose ja ka dhene dikush qe e dinte se drejtori nuk mund t’i bente gje kur ta kuptonte qe e kishin vendosur ne loje. Ose vete drejtori e dinte se po bente nje skene teatri qe do e zhvendoste vemendjen publike nga dhuna te teatri te komedia te Kuvendi dixhital. Do e ctendoste ne ilaritet indinjaten qytetare per sulmin ushtarak ndaj Teatrit.
Se ja e zeme se e besoi qe skena ishte e vertete.Nena e Pavel Korcaginit mbante kobure. Une nuk jam inspektor, por mendoj qe instinkti i policit te vjeter do t’i thoshte qe te perndiqej ajo grua per armembajtje pa leje. Perse nuk e beri kete? Ai ku ta gjente. Arme mbajtje pa lejeeeee!!! Kjo do te thote se ose ai e ka ditur se arma ishte kot ne duart e nenes te Pavlit, pra del aktor ne shfaqje, ose videoja i ka ardhur ne telefon ne ate kohe dhe ai e perdor urgjent pa pasur mundesi te ushtroje kontroll banese te mbajtesit e rrezikshem te armeve pa leje. Pra ne kete rast, ai bie ne kurth nga shpejtesia e ngjarjeve.
Kush ja dergoi videon? Del pyetja ne kete rast.
Mos ndokush qe do t’i zere vendin?
Mos ndokush qe e konsideron te djegur pas ngjarjeve dhe manovrave ushtarake te Teatri?
Mos ndokush qe do ta ctendosi opinionin duke e shkrire ne gaz?
Apo per aresye te tjera?
Vazhdojme. Deputet nuk i thone gje. E lene te zhvillohet. Mos edhe ata jane aktore brenda se njejtes shfaqje? Apo ata jane tuafe? Nuk e besoj ne kete hipoteze. Apo vartesi i drejtorit komandon deputetet? As kjo nuk besohet.

Une e bej kete analize dhe keto pyetje lindin vetiu. Sepse ishte nje ngjarje qe u krye ne syte e publikut.

Dicka pritet te ndodhi. Dikush donte ta rrenonte drejtorin. Nga brenda. Ose jo. Por gazetaret nje pyetje duhet te bejne nese i mbeten besnike profesionit : kush ja dha videon a imazhet ne telefon shefit?!

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.