Refoma Zgjedhore, Vasili: Mazhoranca kërkon të legjitimojë eksperimentin e 30 qershorit

0
102

Ka përfunduar pas më shumë se 4 orësh diskutime mbledhja e radhës e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore.Petrit Vasili tha se me qëndrimin që po mban mazhoranca kërkon të legjitimojë zgjedhjet e 30 qershorit.

“Mazhoranca kërkon të legjitimojë eksperimentin e 30 qershorit ku numëruesit dhe komisionerët e qeverisë të bëhen me ligj. PS me një votim korrekt nuk i fiton zgjedhjet. Tani kërkon të mbushë kutitë në tavolinë e të numërojë votat vetë ashtu si bëri në 30 qershor. Opozita nuk tërhiqet nga standardet bazike dhe të hyjë në një rrugë pa krye. Sot ka vetëm një strategji të PS ta minojë reformën zgjedhore dhe të shkojë drejt logjikës së faktit të kryer”, u shpreh nënkryetari i LSI.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here