Standard.al

Plagoset me armë zjarri në këmbë një 28-vjeçar në Shijak, ngrihen pika kontrolli për të kapur autorin

0

Plagoset me armë zjarri në Shijak një shtetas rreth 28 vjeç. I riu është plagosur në këmbë. Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Shijak/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.