Standard.al

“Jelekët portokalli” mblidhen në sheshin e Milanos pa distanca dhe maska sigurie, policia his hetimet

0

Ne sheshin e “Piazza Duomo” në Milano jane mbledhur ost qindra njerez pa asnjë distancë sigurie dhe në shumë raste pa maska ose me maskat që i mbanin të ulura poshtë fytyrës.

Policia ka nisur hetimet. Organizatorët dhe demonstruesit do të identifikohen përmes pamjeve dhe do të raportohen për shkeljen e dekretit të kufizimeve anti-Covid.

Imazhet e demonstratës në Milano e cila u zhvillua njëkohësisht edhe në sheshe të tjera italiane, riktheu në shesh ‘jelekët portokalli’, lëvizja protestuese e drejtuar nga ish-gjenerali i karabinierëve Antonio Pappalardo, i cili mes të tjerave kërkon largimin e qeverisë Conte, krijimin e një qeverie të re kombëtare dhe kthimin e lirës italiane.

Kryebashkiaku, Beppe Sala, dënoi shkeljen e rregullave të shëndetit:

“Unë i kërkova prefektit të denoncojë organizatorët e të ashtuquajturës demonstratë të “jelekëve portokalli”: është një veprim i papërgjegjshmëm në një qytet si Milano që po përpiqet kaq shumë për të dalë nga situata e vështirë ku është.”

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.