Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbremje në qytetin bregdetar të Vlorës. Policia njofton se një 63 vjecar është gjetur i vetëvarur në ballkonin e shtëpisë së tij.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:45, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, në ballkonin e banesës së tij është gjetur i vetëvarur shtetasi N.D., 63 vjeç. Ky shtetas jetonte vetëm dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.