Skandali i Veliut, shpërthen Noka: Me këtë logjikë idiote a mund të funksionojë shteti??! Ta largojmë këtë bandë, të çlirojmë vendin

0
115

Pas skandalit të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, para Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, përmes një postimi në Facebook ish-deputeti Flamur Noka e quan sjelljen e Veiut si një logjikë talebane, ndërsa bën thirrje për largimin sa më parë të asaj që ai e quan bandë dhe çlirimin e Policisë së Shtetit nga trafikantët.

Postimi i plote

“Logjikë talebane. Me këtë logjike idiote a mund të funksionojë shteti?? Çfarë lidhje ka kjo logjikë talebane me ligjin dhe shtetin e së drejtës??? Ka nënën “problematike” ndaj duhej dhunuar e masakruar i riu nga policët banditë të narkoshtetit! Në fakt foto me armë duke aktruar e së ëmës së adoleshentit keqpërdoret kriminalisht për të akuzuar të ëmën aktore si kriminele.

Koha për ta larguar këtë bandë … Koha për ta hequr policinë nga duart e bandave e trafikantëve. Koha për ta kthyer policinë në organ të ligjit, në Polici të Shtetit”, shkruan ish ministri Noka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here