Si i ka shërbyer Rama Serbisë…

0
93

Edi Rama dhe Alexander Vuçiç jan takuar me dhjetra her, të paktën katër nga të gjitha takimet jan të protokolluara si takime zyrtare kok më kok, tre her Edi Rama ka qenë në Serbi dhe një her Alexander Vuçiç ka ardhur në Shqipëri. Takimet që Edi Rama ka zhvilluar me Alexander Vuçiç nuk i kan sjell asnjë përmisim konkret ekonomik Shqipëris, apo ndonjë përmisim të mardhënjeve Kosov-Serbi, për njohjen ose për integrimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtar.

Por propaganda e këtyre takimeve në arenën ndërkombëtare i ka shërbyer vetëm Serbis kundra Kosovës, nëpërmjet këtyre takimeve Serbia ka rregulluar imazhin ndërkombëtar duke treguar se Serbia është një shtet i hapur dhe pranon kompromisa politike me Shqipëtarët, ndërkohë që nga ana tjetër në arenën ndërkombëtare nga këto takime është krujuar imazhi që shteti i Kosovës është një Shtet i paaftë dhe udhëhiqet nga njerëz të papërgjegjshëm që nuk pranojn takime Diplomatike për zgjidhjen e problemeve ndërmjet dy Shteteve, gjithashtu imazhi i popullit Shqipëtar është pasqyruar si indiferent ndaj asaj që ndodh ndërmjet Kosovës dhe Serbis, gjithashtu nga i gjith ky Show mediatik është trasmetuar mesazhi i heshtur se Shqipëria do të zhvilloj raporte miqësore me Serbin, dhe se këto mardhënie jan të pa cënueshme ndërmjet vëndit ton dhe Serbis, duke u nënkuptuar se fajin e ka shteti Kosovar që nuk dëshiron të ulet në bisedime me Serbin e cila është e hapur për bisedime dhe “nuk është anti Shqipëtare”.

Duhet theksuar edhe faktin se gjat kohës që Rama është takuar me Vuçiçin nuk kan munguar deklaratat e ashpra kritikuese madje edhe kërcënuese ndaj Kosovës prej Zyrtarëve të lart Serb. Në një rast Kryeministrja Ana Brnabic, akuzoi Kosovën dhe politikanët Kosovar se jan të papërgjegjshëm dhe nuk kan bër asnjë hap përpara për rregullimin e mardhënieve me Serbin dhe kjo gjë po i bën Serbët të humbin durimin. Ajo gjithashtu akuzoi Shtetin Kosovar se po provokon incidente me Serbin, dhe për këtë i referohej një rasti kur Persidenti Vuçiç nuk ishte lejuar të zhvillonte disa takime në Kosovë. Te gjitha këto deklarat dhe intriga politike kundra Kosovës dhe kundra çështjes Shqipëtare nuk e kan ndaluar Edi Ramën të vazhdoj Shown e tij politik përkrah Vuçiç duke e propaganduar Presidentin Serb si mikun më të mir të Shqipëtarëve, madje mund të thuhet se mardhënia ndërmjet Ramës dhe Vuçiç ka pasur gjithmon një dinamik progresive duke shtuar gjithmon e më shum bashkëpunimin ndërmjet tyre.

Nga kjo politik e tij e jashtëme, Shqipëria apo Kosova nuk kan pasur asnjë përmisim ekonomik apo ndonjë efekt progresues në përparim të vëndit ton drejt integrimit në BE, apo ndonjë efekt pozitiv për njohjen e Kosovës. Por kjo mardhënie kaq dashamirëse ndaj Serbis ka shërbyer vetëm për përmisimin e imazhit të Serbis në syt e Organzatave Ndërkombëtare, dhe gjithashtu ka krijuar një efekt negativ në imazhin e Kosovës në Bot ku Shqipëria Shteti Amë ka dal totalisht kundra qëndrimeve dhe pretendimeve të Kosovës. RD

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here