Standard.al

Përplasje të forta mes analistit dhe Grida Dumës: Nuk keni bërë asgjë deri tani…duhet të punoni që të krijoni një alternativë të fortë…

0

Analisti Neritan Senjami është përplasur sot me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Grida Duma. Të ftuar në studion e emisionit “Open” në Top Channel, Neritan Sejaminit dhe Grida Dumës kanë debatuar për mënyrën se si mund të vijë Partia Demokratike në pushtet.

Analisti u shpreh se opozita duhet të tregojë një alternativë të qartë dhe jo me bomba dhe me molotov.

REPLIKAT

Sejamini: Nuk keni bërë asgjë deri tani. Vetëm keni denoncuar siç mund të bëjë edhë një qytetar i thjeshtë.

Duma: Kemi bërë denoncime me emër e mbiemër.

Sejamini: Nuk mund të vish në pushtet pa alternativë. Duhet të krijoni alternaivën. Nuk na thatë asgjë. Në pushtet vihet me votë dhe jo siç thatë me do vijmë në pushtet në molotov.

Duma: Partia Demokratike e ka alternativën. Kemi protestuar për të treguar fytyrën e qeverisë.

Sejamini: Kur ju protestonit unë ju kam thënë që do të duhet të bëni alternativë dhe lërini molotovët. Prandaj, duhet të punoni që të krijoni një alternativë të fortë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.