Standard.al

Pas rrëzimit të Albin Kurtit, Vetëvendosje do të përgatitet për protesta…

0

Ka përfunduar rrugëtimi i Albin Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës dhe do të rikthehet aty ku ka qëndruar më shumë, në opozitë.

Në fillim mocioni i mosbesimit të Lëvizjes Demokratike të Kosovës dhe tani vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’i hapur rrugë qeverisë së re LDK- AAK- Nisma bëjnë që Kurti të ‘dorëzojë çelësat’ e qeverisë.

Por me hyrjen e qershorit mediat kosovare mësojnë se Lëvizja Vetëvendosje do të fillojë protestat dhe revoltat popullore.

Vetëvendosja nuk bie dakord me vendimin e Gjykatës Kushtetuese teksa është e vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Data më e mundshme e një proteste nga Vetëvendosje në Kosovë është 5 qershori.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.